Mallakastër, 25 gusht, NOA – Një sherr për motive të dobëta për pak është kthyer në tragjedi në fshatin Hekal të Mallakastrës në qarkun e Fierit. 25-vjeçari Elidon Agron Selimaj, pasi është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit ka tentuar ta vrasë me armë zjarri pronarin e lokalit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sherri ka nisur fillimisht në lokalin në pronësi të shtetasit Barjam P.
Selimaj është konfliktuar me disa klientë në ambientet e lokalit dhe me pas me pronarin e lokalit kanë shkëmbyer fjalë dhe grushte me njeri-tjetrin. Pasi është mbyllur sherri në lokal, Selimaj ka marrë një armë zjarri në shtëpi dhe ka qëlluar në drejtim të lokalit.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që ngjarja në fjalë të mos kishte viktima. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin dhe pas kontrollit në banesë, u gjetën dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, një tip pushke e kalibrit 7.62 mm dhe një armë gjahu teke.
Policia ka bllokuar dhe autoveturën tip “SEAT’ SR 1912 B, e cila ishte në pronësi të Selimajt.
Nda tij ka nisur procedimi penal për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
a.k/NOA