English

Thaçi: Siguria e qytetarëve pa dallime etnike, prioritet i vazhdueshëm

Prishtinë, 25 gusht 2011, NOA- Në mbledhjen e radhës së qeverisë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se, për Qeverinë dhe për institucionet e Kosovës, sundimi i rendit dhe ligjit kanë qenë, janë dhe do të mbesin prioritetet kryesore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm të gjitha institucionet e sigurisë në vend. Janë inkurajuese deklarimet nga faktorët ndërkombëtar për qëndrimin unik në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe për t’u përballur me strukturat ilegale dhe kriminale që funksionojnë në këtë pjesë të vendit”, deklaroi Thaçi.

Më tej ai shtoi se njohjet e reja që po i vijnë Kosovës janë treguesit më të mirë se strategjia e institucioneve për lobim po jep rezultatet e saja.

Ndërkaq në këtë linjë, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli theksoi se në ditët në vijim ai do të vazhdojë lobimin duke u ndalur te shtetet afrikane dhe do të vazhdojë me një qëndrim në Nju Jork ku do të takojë përfaqësuesit e vendeve të Amerikës Jugore.

Ndër të tjera Kryeministri Thaçi falënderoi për angazhimin e zëvendëskryeministrit Sllobodan Petroviç për punën e bërë me qytetarët e Prilluzhës.

Në këtë kuadër ai tha se, “Qeveria e Kosovës do të mbetet e përkushtuar të vazhdojë me investimet për të mirën e të gjithë njerëzve, pa dallime etnike, në gjithë territorin e vendit tonë. Edhe siguria e qytetarëve tanë do të jetë prioritet i yni i vazhdueshëm”.

a.y/NOA

KOMENTE