English

Uragani Irene, 2 të vdekur në Haiti

E enjte, 25 gusht 2011, NOA- Uragani Irene ka shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe katër të plagosur në Haiti, ndërsa ka shkatërruar shumë shtëpi.

Shkalla e rrezikshmërisë tani është ulur, ndërsa gatishmëria mbetet ende e lartë në veri të Haitit, i cili është duke u përballur me shira të dendur, erëra të forta, rrëshqitje toke dhe përmbytje.

Ndërkohë prej frikës së këtij uragani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku i New Yorkut u bëri thirrje qytetarëve që të përgatiten për tu përballur me një stuhi dhe se qytetarët duhet të jenë të gatshëm për evakuim.

a.y/NOA

KOMENTE