Gjermani, 25 Gusht NOA - Cristiano Ronaldo, futbollisti i Real Madrid, do të jetë kopertina e re e PES 2012.
Pro Evolution Soccer duhet theksuar se është loja e futbollit më e shitur në mbarë botën.
Konami Digital Entertainment e ka njoftuar me rastin e panairit të Gamescom në Gjermani.
Në edicionin e ri janë shtuar Teammate Control dhe sistemi i Active AI (Inteligjenca Artificiale Aktive).
Ajo siguron që shokët e skuadrës të punojnë për të krijuar hapësira dhe mbështetje në sulm e mbrojtje.
r.b/NOA