English

18 viktima në Nigeri, Al Kaeda merr përsipër sulmin

Nigeri, 26 gusht 2011, NOA - Grupi ekstremist Boko Haram, i cili ka lidhje me Al Kaedën, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin pranë kompleksit të OKB-së në Abuja të Nigerisë.

Agjencitë nigeriane të lajmeve njoftuan sot pasdite se numri i viktimave që kanë pësuar nga sulmi ka shkuar në 18, ndërsa disa të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, e ka dënuar ngjarjen, duke e quajtur "një sulm mbi ata që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët".

Ndërsa, presidenti nigerian, Gudllak Xhonatane cilësoi si "një sulm i neveritshëm".

a.q/NOA

KOMENTE