Bulqizë, 26 gusht 2011, NOA - Bordi Drejtues i ACR, i udhëhequr nga znj. Skatche-Depich, ishte sot në Bulqizë për të negociuar me minatorët rreth situatës së krijuar. Bordi Drejtues i ACR i ka bëre disa here thirrje minatorëve t’i kthehen punës në minierë, pasi kërkesat e tyre për rritjen e pagës 20%, transparencën e investimeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës tashme janë plotësuar.
Znj. Skatche-Depich siguron minatorët se ACR nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese për pjesmarrësit në grevën e paligjshme.
Gjithashtu znj. Skatche-Depich deklaroi se do të shohë mundësinë e një trajtimi financiar për familjet e minatorëve duke qenë se jemi edhe në muajin e Ramazanit.
ACR vëren me shqetësim që organizatorët e grevës Kol Nikolla dhe Taf Koleci vazhdojnë të mbajnë një qëndrim aspak në dobi të minatorëve. Për këtë arsye ACR i bën thirrje të gjithë minatorëve të distancohen nga njerëz të tillë të papërgjegjshëm.
ACR është e gatshme që të presë secilin nga minatorët në çdo moment për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e tyre.
a.q/NOA