SHBA, 26 Gusht NOA - Steve Jobs, vizionari bashkë krijues i Apple, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij, më i rëndësishmi në ndërmarrje, duke e kaluar në këtë mënyrë shoqërinë në guidën e Tim Cook.
I sëmurë prej shumë kohësh nga një formë e rrallë e tumorit në pankreas, Jobs ka braktisur çdo gjë duke mbyllur një epokë më vete tek Apple.
Megjithatë ai gjithmonë do të mbahet mend si “president i bordit të drejtorëve dhe të punonjësve” të Cupertino.
“Gjithmonë e kam pohuar se nëse do të vinte dita që nuk do të përballoja dot impenjimet e mija do të isha i pari që do ta pohoja. Për fat të keq kjo ditë mbërriti”, - këto kanë qenë fjalët e Jobs në letrën e tij të dorëheqjes.
r.b/NOA