Argjentinë, 26 Gusht NOA - Çfarë nuk është bërë për idhujt që mund të kemi.
Një tifoz i Diego Maradona nuk ka hezituar aspak për të quajtur Mara dhe Dona dy binjaket e tij, pikërisht ditën që bashkëshortja e tij i solli në jetë.
“Gjithmonë kam bërë të ditur se kjo është dëshira ime”, - ka specifikuar për mediat argjentinase 29-vjçari Walter Rotundo.
“Diegos i detyrohesha të gjithë gëzimin që më ka dhënë falë golave të shënuar kundrejt anglezëve”, - shtoi babai i ri, tifoz i Boca Junior dhe i Napolit, duke iu referuar ndeshjes Argjentinë-Angli në çerek-finalet e Kampionatit Botëror të Meksikë 1986.
r.b/NOA