Spanjë, 26 Gusht NOA - Real Madrid thotë sërish jo.
Kaka do të qëndrojë në Spanjë, të paktën momentalisht.
Ka dështuar dhe një herë tjetër tentativa e Arsenalit, që u kishte kërkuar Los Blancos në formë huazimi talentin brazilian.
Klubi i Florentino Perez ka ndërmend vetëm të fitojë para nëpërmjet shitjes së ish-futbollistit të Milanit dhe kostoja e kartonit të arrijë të paktën vlerën e 20 milionë eurove.
r.b/NOA