English

Avril Lavinge: Nuk jam më një vajzë e vogël

Nju Jork, 26 Gusht NOA - Fytyra ende e paraqet si një fëmijë të vogël dhe flokët sërish e theksojnë këtë gjë, por nuk duhet të biem pre e këtij rrengu.

Avril Lavigne ka një pjekuri që i kalon 22 vitet e jetës së saj dhe ky duhet thënë se është një prej motiveve kryesore të suksesit të saj.

shtator, këngëtarja kanadeze do të jetë dhe protagoniste e tre koncerteve në Itali: Torino, Romë dhe Milano.

Pikërisht në vigjilje të tyre për “Panorama”, ajo ka deklaruar: “Në momentin që duhet di të bëj dhe keq”.

Agjenda e Avril është shumë e zënë gjatë kësaj kohë, pasi krahas turneut që praktikisht do të jetë ngado, që nga 23 shtatori do të jetë në rolin e jurisë në një shfaqje talentesh të re, “Majors & Minors”.

“Jam shumë krenare për të qenit një grua e pavarur që di se kur të thotë jo”, – shpjegon këngëtarja.

r.b/NOA

KOMENTE