English

Bomba në Nigeri, Ban Ki Mun: Numri i të vdekurve i lartë

Nigeri, 26 gusht 2011, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka dënuar autorët e sulmit në Nigeri, ku mbetën të vrarë 18 persona.

“ Numri i të vdekurve është i lartë dhe unë iu shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave. Konfirmoj se ende nuk dihen autorët e sulmit”, tha Ban Ki Mun. Shpërthimi me bombë ka ndodhur ditën e sotme në selinë e OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuja. Shërbimet e emergjencës kanë lëvizur kufomat, ndërkohë që një numër i madh personash të plagosur janë dërguar në spital. Militantët islamikë kanë kryer së fundmi sulme të shumta në qytet, por deri tani atentati i sotëm nuk është marrë ende përsipër nga askush.

a.q/NOA/Reuters

KOMENTE