English

“Doktoratura”, prangos 16 kosovarë që shfrytëzonin vajza si prostituta

Prishtinë, 26 gusht 2011, NOA- 16 kosovarë, të gjithë të seksit mashkull, kanë përfunduar në prangat e policisë si të dyshuar për shfrytëzim dhe mundësim prostitucioni.

Burime zyrtare nga policia kosovare bëjnë me dije se kapja e tyre u bë e mundur pas një hetimi disa mujor, kohë kur zyrtaret policorë të kësaj drejtorie kanë pranuar një informatë për disa persona për të cilët dyshohej së merreshin me ketë veprimtari të paligjshme.

Pas kësaj përgjatë dy ditëve rresht, dje dhe pardje është organizuar dhe realizuar një operacion i koduar “Doktoratura” nga ku është bërë arrestimi i 16 personave të dyshuar.

Mësohet se plani policor u realizuar në qytetin e Prishtinës dhe më konkretisht në lagjen Ulpiana zonë në të cilin dyshohet së është kryer edhe vepra penale.

Theksohet se personat e arrestuar dyshohet së kanë shfrytëzuar femra për shërbime seksuale gjithashtu dhe kanë aranzhuar edhe takime me personat tjerë duke mundësuar prostitucionin.

a.y/NOA

KOMENTE