Tiranë, 26 Gusht 2011 - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu, mbërrin këtë të diel në Shqipëri për një vizitë zyrtare treditore e cila vjen pas ftesës që i bëri homologu i tij shqiptar, Hysni Burgaj.
Burime zyrtare nga ambasada greke në Tiranë i thanë agjencisë NOA se gjatë vizitës se tij ne Shqipëri, Ikonomu do të takohet me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Burgaj.
Bëhet e ditur se gjatë takimeve, do të diskutohen çështje me interes të ndërsjellë, në kuadrin e bashkëpunimit te përbashkët policor.
Konfirmohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë, Eleftherios Ikonomu do të shoqërohet nga një grup oficerësh me grada madhore.
e.t/NOA