English

Drogë në kasollen e bagëtive, arrestohet 58-vjeçari

Gjirokastër, 26 gusht, NOA – Një person është arrestuar dje nga policia e Gjirokastrës për kultivimin e lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Libohovës dhe autor i saj është Tafil Hido, 58 vjeç. Hodo kishte fshehur në kasollen e bagëtive 2.2 kilogramë lënë narkotike të llojit hashash të cilën do ta shiste.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 nga Specialistët për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Pas informacionit që ka marrë policia ka nisur dhe kontrollin në shtëpinë e Tafil Hados.

Pas kontrollit në gjithë banesën, agjentë kanë hyrë dhe në kasollen e bagëtive. Kontrolli në këtë pjesë të pronës së Hodos ka bërë të mundur dhe sekuestrimi i një sasie prej 2 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike mariuanë, në formën e boçes, e fshehur në kasollen e bagëtive, e mbuluar me disa dhoga druri e thasë plasmasi.

Pas verikimit të lëndës narkotike policia ka bërë dhe arrestimin e Hodos, i cili ka qenë i dënuar më parë për “Mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”.

a.k/NOA

KOMENTE