SHBA, 26 Gusht NOA - Ai është mbret në muzikën “Horror Rock”, ndërsa ajo është një Yll i muzikës Pop, me një shpirt që mund të përshkruhet si rebel.
Sado që ky çift mund të rezultojë anormal, Ke$ha dhe Alice Cooper do të bashkëpunojnë në një duet me këngën “What Baby Wants”, që do të jetë pjesë e albumit “Welcome 2 My Nightmare” të rrokerit nga Detroit.
Disku do të publikohet në shtator, por në rrjet qarkullon një pjesë e shkurtër e prerë e këngës.
Pikërisht, me këtë okazion të albumit të ri, këngëtari është bashkuar me prodhuesin e bashkautorin, Bob Ezrin, së bashku me tre pjesëtarët e tjerë të grupit në atë epokë.
Ndër të tjera ka dhe shumë bashkëpunime të ngjashme si ky me Ke$ha.
r.b/NOA