English

Energjia elektrike, KEK nis ndërprerjen

Prishtinë, 26 gusht 2011, NOA - Ndonëse është koha e verës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon me reduktime të ashpra të energjisë elektrike sikur në pikë të dimrit, kur zakonisht arsyetohet se ka konsum të lartë.

Siç raportojnë mediat kosovare vetëm gjatë ditës së premte qytetarët janë përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se mungesa e furnizimit me energji elektrike ditëve të fundit ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe për shkak të rehabilitimit të termocentralit “Kosova B”. “Këto ditë ka nisur procesi i rehabilitimit të “Kosovës B” edhe KEK-ka paralajmëruar një rehabilitim të tillë. Normalisht temperaturat e larta, të cilat këtyre ditëve jemi duke i përjetuar sigurisht mund të krijojnë edhe situata, ku mund të ketë edhe prishje të caktuara, të cilat mund të ngarkojnë sistemin energjetik më tepër se sa është paraparë” ka thënë Beqaj. Ai ka shtuar se është në kontakt me KEK-un dhe ka marrë premtime nga drejtuesit e korporatës se stabilizimi me energji elektrike do të bëhet shumë shpejt. a.q/NOA

KOMENTE