Rusi 26 Gusht NOA - Pas letrës së falënderimit dhe përshëndetjeve në drejtim të Interit dhe Morattit, Samuel Eto’o zbarkoi në Rusi për të nisur aventurën e tij të re me Anzhi Makachkala.
“Nuk jam këtu për paratë, nuk është ajo gjëja më e rëndësishme. Shumë më i rëndësishëm është projekti i Anzhi që e konsideroj tejet interesant”.
Për futbollistin kamerunez – që në Daghestan do të marrë një shifër prej rreth 20 milionë eurosh në sezon – “futbolli nuk e ka rëndësinë e tej tek paratë”.
Eto’o do të mbajë të veshur fanellën me numër 99.
r.b/NOA