Durrës, 26 gusht 2011, NOA- Një 65 vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit.
Kanë qenë pushuesit, ata që kanë pikasur trupin e pajetë dhe që kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pas mbërritjes në vendngjarje policia nisi punën për identifikimin e autorit, i cili rezultoi se ishte Ymer Bytyçi nga Kosova.
Mësohet se viktima ishte me pushime në plazhin e Durrësit dhe se dyshohet se vdekja e tij të ketë ndodhur për arsye natyrore.
Sakaq nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet.
a.y/NOA