Fier, 26 gusht, NOA – Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohet si autor i një grabitje me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Peshtan - Bregas të rrethit Fier, dje rreth orës 15:00. Adoleshenti me inicialet A.Xh, ka hyrë në banesën e një personi dhe pasi e ka goditur atë me mjete të forta, ka vjedhur një shumë parash prej 10.000 lekë të reja.
Pas njoftimit të ploicisë nga personi i dëmtuar në fshatin Peshtan – Bregas, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shpalljen e tij në kërkim.
a.k/NOA