Austri, 26 Gusht NOA - Autoritet austriake kanë hapur një hetim mbi një burrë 80 vjeçar, i cili ishte i dyshuar për mbajtjen e vajzave të tij, nën dhunë abuzime seksuale dhe kjo për një periudhë 40-vjeçare.
Ky rast kujton shumë atë të Josef Fritzl, 75-vjeçarit që u dënua me vdekje në 2009 për sekuestrimin dhe përdhunimin e vajzës së tij për 24-vite, me të cilën pati dhe shtatë fëmijë.
Dy gratë që tani janë respektivisht nga 53 dhe 45 vjeç, janë mbajtur të burgosura që nga maji i vitit 1970 e deri tani.
Personi në fjalë, Gottfried W. i Braunau (në veri të Austrisë), sipas asaj çka është bërë e ditur nga policia, ka mbajtur vajzat e tija të mbyllura me çelës në një kuzhinë të vogël, duke i kërcënuar me armë (agjentët gjetën në ambientet e shtëpisë dy pistoleta.
Dy vajzat u arratisën pasi babai nuk arriti të çohej pas goditjes që mori nga më e madhja në tentativën e shumtë për tu abuzuar seksualisht.
“Babai mostër”, me shumë mundësi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka qëndruar në shtëpinë e tij për dy ditë, ku më pas u mor nga një asistent social dhe u shtrua në spital.
r.b/NOA