English

I riu kinez abuzon seksualisht me 8-vjeçaren shqiptare

Milano, 26 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Mediat italiane kanë publikuar sot fakte skandaloze mbi abuzimet seksuale me një vogëlushe shqiptare.

Kështu mediat e shkruara si Ansa, La Cronaca apo Il Quotidiano raportojnë për arrestimin e një kinezi 29 vjeçari, Huiyong C , i cili ka ushtruar dhunë seksuale ndaj 2 vogëlusheve 8 dhe 9 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lodi në Milano ku dy shoqet, fëmijë të prindërve shqiptarë dhe peruanë, kanë qenë duke luajtur në korridor në pritje të një fëmije tjetër.

Fillimisht ai i është afruar tek shkallët, e më pas pasi kanë refuzuar të hyjnë në banesën e sulmuesit vajzat janë tërhqur drejt apartamentit ku banonte kinezi, brenda të njëjtit pallat.

I riu kinez ishte mik i ftuar nga bashkëkombasit e tij, banorë të pallatit.

Ka qenë fillimisht vajza shqiptare, e cila ka mundur të shpëtojë menjëherë, ndërsa tjetra ka rrezikur përdhunimin.

Në përpjekje për të dalë nga shtëpia vogëlushja shqiptare ka lënë derën hapur, çka ka ndihmuar edhe vogëlushen peruane të kapërcejë krevatin ku e hodhi 29 vjeçari e të dalë menjëherë në oborrin e pallatit, ku edhe kanë treguar se ç’ka ndodhur.

Prindërit e vajzave, babai 39 vjeçar i vajzës shqiptare dhe nëna 38 vjeçare e vajzës peruane kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila i ka vënë prangat të riut kinez. Në çantë atij i janë gjetur fotografi nudo të vajzave të reja aziatike mes të cilave edhe disa minorene.

29 vjeçari ishte fshehur në një rosticeri, përballë pallatit, ku punonte bashkëkombasi që e kishte ftuar për vizitë në Itali.

a.q/NOA

KOMENTE