Tiranë, 26 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ngjarja e rëndë e cila ndodhi pak para mesnatës së djeshme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës, tashmë e ka autorin e saj mbrapa hekurave.
34 vjeçari Gazment Çeka është vënë në prangat e policisë pas aksidentimit që i bëri kushëririt të tij në Vorë, Pëllumb Çeka.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se, Çeka u prangos nga policia pasi duke qarkulluar me automjetin e tij benz 220c-klas, ngjyrë blu me targa TR 3756 F, ka aksidentuar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Pëllumb Çeka, 50 vjeç, banues në fshatin Marqinet.
Ndërkaq sipas të dhënave paraprake thuhet se kjo ngjarje nuk ka qenë aksidentale, por se ajo ishte i planifikuar nga 34 vjeçari Çeka pas një konflikti që ky i fundit kishte pasur me viktimën, i cili ishte edhe kushëriri i tij.
a.y/NOA