Bruksel, 25 Gusht 2011 - Komisioni Evropian kërkon nga Gjermania përmirësime në rregullat për bashkimin familjar.
Zyra e Komisares së Drejtësisë, Viviane Reding bëri të ditur se në qershor ka nisur një procedurë kundër Gjermanisë, për shkak të shkeljes së kontratës.
Qeveria gjermane iu përgjigj të hënën me hollësi rezervave të Brukselit. Po zhvillohet një "dialog konstruktiv", u bë e ditur nga radio DW.
Gjithsej janë hapur procedura kundër dhjetë shteteve të BE. Konkretisht Komisioni sheh tri shkelje nga Gjermania të direktivës për lëvizjen e lirë të vitit 2004: sipas kësaj, autoritetet gjermane e miratojnë bashkimin me të afërmit e drejtpërdrejtë nga shtete jo anëtare të BE vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Partnerë homoseksualë duhet të vërtetojnë që kanë njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes. Veç kësaj, partnerëve u mohohet një leje automatike pune, të cilën ata e fitojnë në BE.