English

KQZ rrëzon kërkesën e PD-së, për komunën Shalë

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur mesditën e sotme rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, për rezultatin e zgjedhjeve në komunën Shalë të Shkodrës.

Shkak për këtë rrëzim ishte mosmarrja e votave të mjaftueshme për shqyrtimin e kërkesës, çka e rrëzoi që në fillim pretendimin e Partisë Demokratike, pasi kërkesa mori vetëm 3 vota pro nga 4 që nevojiteshin për shqyrtimin e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili bëri numërimin e votave të zgjedhjeve të mbajtura të dielën e shkuar, në komunën Shalë të qytetit të Shkodrës, nxori fitues kandidatin socialist Balë Vuksani i cili do të jetë kryetari i komunës për këtë mandat.

Zgjedhjet në komunën Shalë u përsëritën tre herë, pasi në dy raundet e para më 8 maj dhe 31 korrik ato u anuluan.

a.y/NOA

KOMENTE