English

Molla e Madhe, fundjavë apokaliptike për amerikanët

SHBA, 26 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pas 36 orësh, amerikanët do të shohin përmasat e vërteta të një prej uraganeve më të fortë që sipas specialistëve pritet të godasë vendin. E kanë quajtur Irene dhe dëmet e saj kanë qenë të mëdha në Republikën Domenikane.

Prej orësh ka nisur evakuimi në disa shtete, fillimisht në Karolinën e Veriut, ndërsa uragani rrezikon të ketë përmasat e një tsunami për Nju Jorkun.

Ky fakt është pranuar nga presidenti i SHBA, Obama i cili ka kërkuar që askush të mos neglizhojë pasojat e mundshme dhe të marrë masa të forta.

Në mesin e skenarëve, të përfoluar gjatë gjittë ditës së sotme nga mediat amerikane, përmbytjet, të krahasueshme me një tsunami do të përfundojnë nën ujë Wall apo zona në aeroportin JFK. Pa llogaritur edhe përmbytjet e metrosë dhe shqetësimet rreth tunelit nën lumin që lidh Brooklyn në Manhattan.

Parashikime apokaliptike jepen për qytetin me përdorimin me të madh të transportit publik, ku javën e kaluar nga tërmeti 5.8 ballë nuk lëvizi as edhe një kornizë e vetme.

Perspektivat për të jetesës në përdorimin e transportit publik dhe, vetëm javën e kaluar, dhe 'një qytet apokaliptike u trazuarpër një tërmeti që ende nuk e ka shkaktuar edhe rënien e njëkornizë.

Sekretari i Shtetit, Janet Napolitano ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bregdetit "që do të përgatiten për një ndërprerje të energjisë me përmasa të mëdha.

''Ndërkohë, si gjithmonë këtu në SHBA, ne vlerësojmë që më parë se sa mund të kushtojë për arkën e shtetit, uragani Irene. Sipas vlerësimeve paraprake dëmi mund të jetë 13.9 miliard dollarë”, tha Napolitano.

a.q/NOA

KOMENTE