Zvicër, 26 gusht, NOA- Shorti i Champions League ka dhënë një sërë grupesh mjaft të forta. Në grupin A do të ndeshen Bajerni i Mynihut, Villareal, Manchester City dhe Napoli.
Grupin B ka protagonistë Inter, CSKA i Moskës, Lile dhe Trabzonspor. Në grupin C janë ndarë skuadrat e Machester United, Benfika, Basel, Otelul. Në grupin D do të ndeshen mes tyre Real Madrid, Lyon, Ajax dhe Dinamo Zagreb. Në grupin E do të përballen Chelsea, Valencia, Bajern Leverkusen dhe Genk.
Grupi F do të shohë Arsenalin, Marseille, Olympiacos dhe Borusia Dortmund.
Në grupin G do të luajnë Porto, Shakhtar, Zenit dhe Apoel.
Ndërsa në grupin H do të takohen Barcelona, Milan, Bate dhe Plzen.
Ndeshjet në fazën e grupeve do të luhen me 13/14 shtator, 27/28 shtator, 18/19 tetor, 1/2 nëntor, 22/23 nëntor dhe 6/7 dhjetor.
Dy të parat e grupeve do të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, finalja e të cilës do të luhet në stadiumin e Mynihut “Allianz Arena”, më 19 maj 2012.
a.k/NOA