Bulqizë, 26 gusht 2011, NOA- Pas takimit të organizuar mes zëvendës kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Agim Ferhati, nuk është arritur asnjë marrëveshje duke i lënë minatorët në të njëjtën gjendje.
Ferhati kishte nisur takimin me synimin e vendosjes së urave të komunikimit mes kompanisë austriake ACR dhe minatorëve të Bulqizës.
Mësohet se sindikata e minatorëve nuk pranoi propozimet e Ferhatit, të cilët kanë vendosur që të vazhdojnë sërish protestën, madje kanë vendosur që ajo të jetë në ambientet e minierës.
Por pavarësisht thirrjes së Presidentes së ACR, minatorët duan që kreu i konfederatës së sindkatave Kol Nikolla, të marrë pjesë në negociata.
Ndërkaq në këto momente sindikata dhe Komisioni i Grevës janë duke zhvilluar një mbledhje për të vendosur për ecurinë e ditëve në vijim.
a.y/NOA