English

Operacioni i parë me neuronavigator (VIDEO)

Shihni pamjet e plota filmike që NOA ofron ekskluzivisht dhe intervistën e mjekut Mentor Petrela

Tiranë, 26 Gusht 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Mjekët e shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer ndërhyrjen e parë nëpërmjet aparaturës së neuronavigatorit.

Kjo ndërhyre e cilësuar e rrallë për vetë faktin se kryhet vetëm në disa klinika evropiane, për mjekët e QSUT-se kjo është një sukses i radhës. Porf. Mentor Petrela i cili ka qenë në krye të ekipit të mjekëvë kirurgë ka theksuar se pacientja e parë e cila i është nënshtruar kësaj ndërhyrje është një qytetare nga Kosova, e cila pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e rajonit ka kryer operacionin në QSUT. “Pacientja kishte një tumor në tru, me një masë që shkonte deri në 1 centimer/kub, por në një zonë shumë të vështirë. Me anë të rezonancës ne kemi lokalizuar tumorin dhe më pas është kryer ndërhyrja me neuronagivator. Ky i fundit na tregon rrugën se ku duhet të ndërhyjmë, sa është hapësira për të ndërhyrë, duke mos lejuar asnjë gabim mjekësor, por edhe duke mos bërë një prerje te madhe ne koke” ka pohuar shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrla. Sipas tij, nga 1100 deri në 1500 ndërhyrje që kryhen çdo vit në këtë shërbim, rreth 20 % e tyre kanë nevojë për nuronavigator.

Nga ana tjetër drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku ka pohuar se për të gjithë ata mjekë dhe profesorë do të ketë mbështetje në mënyrë që ndërhyrje të tilla të realizohen për të gjitha kategoritë e pacientëve. Kurse investimet e fundit të bëra në Neurokirurgji ai i ka cilësuar si një arritje për mjekësinë shqiptare. “Ky projekt përfundon me arritjen e akseleratorit, që është pajisje që futet dhe do të trajtojë tumoret me metodën më të mirë” tha Ivziku. Nëpërmjet këtij investimi, për herë të parë pacientëve që i drejtohen Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT u mundësohet trajtimi i sëmundjeve tumorale me precizion të lartë dhe efekte anësore minimale, duke përdorur akseleratorët linearë. Shërbimi i Neurokirurgjisë, sipas Ivzikut, tashmë nuk ka asnjë diferencë me simotrat e tij në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian. Mund të themi që neurokirurgjia operon tashmë me teknologjinë më të avancuar, çka do të thotë cilësi më e mirë shërbimi për pacientët.

273

Drejtori i QSUT-së, flet për ndërhyrjet e ardhshme

Ivziku: Në tetor Shqipëria në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me vazhdimin e transplanteve. Sipas tij, në muajin tetor pritet që të nënshkruhet sërish një marrëveshje me Italinë për regjistrimin e vendit tonë në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve. Më poshtë gjeni të plotë fjalën e drejtorit Ivziku:

Ka përfunduar me sukses tranpslanti i veshkës i kryer në QSUT, dhe pacienti është në një gjendje të mirë shëndetësore. Sot, dua të sqaroj për procedurat të cilët do të vazhdojnë pas këtij transplanti.

Operacioni i dytë u bë pas një pauze 2 vjeçare, por përpara se të beheshon këto ndërhyrje ka qenë projekti i INTERREG- disa milionë euro i cili bëri të mundur investimet në pajisje, rregullimin e sallës,trajnimin e stafit si dhe shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Italisë. Transplanti është një eveniment shumë i rëndësishëm jo vetëm për institucionin tonë por edhe në nivel kombëtar, pasi tregon që stafi i QSUT-së i ka të gjitha mundësitë për të bërë ndërhyrjet edhe të këtij niveli.

Çështja që shtrohet sot është, se çfarë do të ndodhë më pas? Kuptohet që do të vazhdojnë përgatitjet për ndërhyrjet e ardhshme, ku do të kemi një bashkëpunim me Italinë. Ky fakt konfirmohet nga vetë Ministri Vasili i cili gjatë vizitës së zhvilluar së fundmi në Itali ka renë dakord që në muajin tetor të këtij vitit, të nënshkruhet një marrëveshje që në thelb të ketë përfshirjen e Shqipërisë në Rrjetin Mesdhetar të Transplanteve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe pritet që ti japë një hapësirë të re trajtimit të pacientëve tanë, por edhe shkëmbimit të informacionit që nga risitë e deri tek trajtimi i rasteve të veçanta. Nga ana tjetër, janë përcaktuar hapat për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Transplanteve, për të bërë të mundur regjistrimin e pacientëve në bazë të rregullave të përcaktuara, duke pasur parasysh dhuruesit. Në të njëjtën kohë do të ngrihet edhe një Komision Kombëtar për Çështjen e Tranplanteve. Këto iniciativa dhe nisma ligjore pritet që të sjellin një zhvillim të ri në fushën e transplanteve në QSUT.

Ajo që dua të theksoj është se kryerja e transplanteve është një ndërmarrje e vështirë, dhe garantoj se do të ketë një mbështetje si nga drejtoria e QSUT-së ashtu edhe nga Ministria e Shëndetësisë për të krijuar një staf të ndërhyrjes së transplanteve sa më të përgatitur dhe profesional, për të realizuar ndërhyrjet e tjera.

a.q/NOA

Foto: Nga konferenca e sotme per shtyp

KOMENTE