English

Parashikimi i motit për 27 gusht 2011

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA- Nesër, dita do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë vendin pot duke ju afruar mesditës do të ketë shtim të vranësirave në zonat malore lindore të cilat do të gjenerojnë shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të shtoje vranësirat në të gjithë zonat juglindore dhe verilindore duke e rrezikuar atë nga shira të dobët, ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare do të karakterizohen nga moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare. Edhe gjatë natës deri në mëngjesin pasardhës do të betemi në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 3- 4 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa veriperëndimore dhe Europa Qendrore do të mbeten me mot të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Problematike do të paraqitet situata në vendet e Balltikut dhe në Finlandë pasi shirat do të bien në formë rrebeshi dhe do të shoqërohen me forcim të erës, kjo do të sjellë dhe rënie të menjëhershme të temperaturave në vlerat maksimale. Gjithashtu shira të rrëmbyeshëm do të bien në Italinë Veriore dhe në Zonën e Alpeve. Edhe Ballkani Verior gjatë pasdites do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira të dobët. Ndërsa kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të ketë në Europën Jugperëndimore, Rajonin e Mesdheut dhe Europën Lindore. Temperaturat në këto rajone do të pësojnë rënie, si rezultat i qarkullimit të masave ajrore më të freskëta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere

- Zona e Alpeve rrezikohet nga shkarkesa rrufesh dhe shira intesiv

- Finlanda do të rrezikohet për shira të dendur dhe stuhi ere

a.y/NOA

KOMENTE