English

Pasojat e tërmetit, kryeministri japonez Kan jep dorëheqjen

Tokio, 26 gusht, NOA - Kryeministri japonez Naoto Kan ka deklaruar dorëheqjen e tij të pritshme. 64 vjeçari reagoi me këtë ndaj humbjes masive të reputacionit të tij në popull si pasojë e katastrofës së krijuar nga tërmeti dhe cunami.

Megjithatë qysh më parë kundër tij kishin dalë hapur në mënyrë të ashpër kundërshtarët brenda partisë. Kan e kishte marrë postin e kryeministrit vetëm një vit më parë. Të hënën e ardhshme Partia Demokratike do të zgjedhë një kryetar të ri.

Ndoshta më pas ky do të jetë edhe kryeministri i ri. Si pasardhës i mundshëm konsiderohet ish ministri i Jashtëm, Seiji Maehara.

NOA/DV

KOMENTE