E premte, 26 gusht 2011, NOA- Presidentja e kompanisë ACR, Rotraut Skatch Depich në një konferencë për mediat ka ftuar 4 përfaqësues të minatorëve për të përmbyllur marrëveshjen mes tyre.
Në fjalën e tij ajo ka ftuar minatorët që të reagojnë jashtë portave të minierës dhe të protestojnë jashtë saj.
Ndërsa protesta e minatorëve vijojnë ende, nga ana e tyre kërkohet që të mos politizohet situata duke shprehur vendosmërinë e tyre për të respektuar ligjin.
Nga ana e tyre u shpreh domosdoshmëria për fillimin e negociatave duke theksuar se ftesa duhet bërë zyrtarisht, por me praninë e Kol Nikollës, kreut të konfederatës së sindikatave gjë që nuk pranohet nga kompania austriake.
a.y/NOA