Tiranë, 26 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Mjekët e shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer ndërhyrjen e parë nëpërmjet aparaturës së neuronavigatorit. Kjo ndërhyre e cilësuar e rrallë për vetë faktin se kryehet vetëm në disa klinika evropiane, për mjekët e QSUT-se kjo është një suskes i radhës. Porf. Mentor Petrela i cili ka qenë në krye të ekipit të mjekëvë kirurgë ka theksuar se pacientja e parë e cila i është nënshtruar kësaj ndërhyrje është një qytetare nga Kosova, e cila pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e rajonit ka kryer operacionin në QSUT. “Pacientja kishte një tumor në tru, me një masë që shkonte deri në 1 centimer/kub, por në një zonë shumë të vështirë. Me anë të rezonancës ne kemi lokalizuar tumorrin dhe më pas është kryer ndërhyrja me neuronagivator. Ky i fundit na tregon rrugën se ku duhet të ndërhyjmë, sa është hapësira për të ndërhyrë, duke mos lejuar asnjë gabim mjekësor, por edhe duke mos bere nje prerje te madhe ne koke” ka pohuar shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Mentor Petrla. Sipas tij, nga 1100 deri në 1500 ndërhyrje që kryhen çdo vit në këtë shërbim, rreth 20 % e tyre kanë nevojë për nuronavigator. Nga ana tjetër drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku ka pohuar se për të gjithë ata mjekë dhe profesorë do të ketë mbështje në mënyrë që ndërhyrje të tilla të realizohen për të gjitha kategoritë e pacientëve. a.q/NOA
QSUT, realizohet operacioni i parë nëpërmjet neuronavigatorit
-
Sander Preci18:31 - 26 Gusht 2011Z.Petrela. ky peracion sa lek i ka kushtuar qytetares nga kosova