English

Shqipëria marrëveshje me Rusinë, për të luftuar trafikun e drogës

Tiranë, 26 gusht 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimit Federal të Kontrollit të Trafikut të Narkotikëve të Rusisë, Viktor Ivanov.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje synohet të luftohet dhe të ndalohet trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve të tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ministri Nishani u shpreh se, “Marrëveshja është një shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët politik për t’u angazhuar në këtë bashkëpunim në luftën kundër kësaj sfide të madhe, e cila është një e keqe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të të dyja vendeve tona, por natyrisht edhe për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë”.

Më tej ai theksoi se kjo marrëveshje është në vazhdën e marrëveshjeve dhe bashkëpunimit të ngushtë që Shqipëria ka ndërtuar me vende të rajonit, të Bashkimit Europian apo me vende të tjera, falë të cilave vetëm tre vitet e fundit janë kryer 31 operacione të përbashkëta, me 50 persona të arrestuar vetëm në vendin tonë.

Në këtë linjë, Nishani tha se , “Ky bashkëpunim, i cili edhe me Federatën Ruse nis të konkretizohet pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, qoftë në aspektet e shkëmbimit të informacionit për fushën përkatëse, qoftë në atë të organizimit dhe planizimit të goditjes të grupeve kriminale, të bashkërendimit të punës së përbashkët të agjencive përkatëse në goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, besoj se është një kontribut i rëndësishëm për qytetarët e vendeve tona, për institucionet e vendeve tona. Besojmë që përmes këtij bashkëpunimi, ne i kemi kontribuuar në mënyrë serioze qytetarëve të vendeve tona, i kemi kontribuuar në mënyrë serioze sigurisë jo vetëm të dy vendeve tona, por natyrisht edhe përtej dy vendeve tona”.

Nga ana e tij, Drejtori i Shërbimit për Kontrollin e Trafikut të Narkotikëve të Federatës Ruse, Viktor Ivanov shprehu angazhimin për zbatimin me sukses të marrëveshjes në të gjitha aspektet e saj, të forcimit të kuadrit ligjor, shkëmbimin e përvojave të agjencive të dy vendeve, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të punës së përbashkët hetimore për të zbuluar dhe goditur vatrat e kriminalitetit dhe në veçanti të trafikut të lëndëve narkotike.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi14:26 - 26 Gusht 2011
    O sale kerma qe u hiqesh si i forte shqiptareve ! Ti je nje pusht frikacak qe u jep akoma dhe by...n serbeve grekut tani dhe rusit . Por c'fare nenshkruan vre me nje shtet qe s'ka njohur akoma kosoven qe kete e bene vete per embargo per kosoven se jane lidhur kosovaret me avganet e i prishin pune putit se do ta shese ai ! Por ua dhe te tera o i mjere o kerme e felliqur qe vjen era mut nga larg.