English

Thaçi dhe Petroviç vizitojnë fshatin Prilluzhë

Prishtinë, 26 gusht, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petrovicc do ta vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.

një njoftim për media nga zyra për informim e Ministrisë së Pushteti Lokal thuhet se “zëvendëskryeministri Sllobodan Petrovicc njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do t’i takoj banorët e fshatit Prilluzhë. Vizita ka për qëllim njohjen për së afërmi me shqetësimet e qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së tyre”.

Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e urës. Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.

NOA/RFE

KOMENTE