Korçë, 26 gusht 2011, NOA- Tre vëllezër nga Korça në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë rrahur dhe goditur me mjete të mprehta një 50 vjeçar pas një konflikti në ndodhur në një lokal në fshatin Shëngjergj.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë me dije se Armand Lamlli 34 vjeç, Dashnor Lamlli 36 vjeç dhe Mikel Lamlli 30 vjeç, të tre vëllezër banues në fshatin Shëngjergj të Korçës, pak pas mesnate gjatë një konflikti te ndodhur në ambientet e një lokali në këtë fshat, kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin E.S 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jeten.
Ndërsa 34 vjeçari Armand Lamlli po procedohet në gjendje të lirë, dy vëllezërit e tij janë shpallur në kërkim pasi janë larguar dhe fshehur menjëherë pas kësaj ngjarje.
Nga ana e saj Prokuroria e Korçës nisi hetimet për veprën penale, “Plagosje e lehte me dashje, e kryer ne bashkëpunim”.
a.y/NOA