English

Tre vëllezër nga Fushë Kruja masakrojnë me thikë dhe levë 51 vjeçarin

Fushë- Krujë, 26 gusht 2011, NOA- Tre vëllezër nga Fushë- Kruja pas një konflikti me një 51 vjeçar po nga ky qytet janë vënë nën shënjestrën e policisë.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bën me dije se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u arrestua në flagrancë Lulzim Zenuni, 34 vjeç, banues në Fushë Kruje si dhe u shpallën në kërkim dy vëllezërit e tij Përparim Zenuni , 26 vjeç dhe Dritan Zenuni 27 vjeç.

Lidhur me këtë ngjarje bëhet e ditur se tre vëllezërit në bashkëpunim me njeri tjetrin, pas një konflikti me 51 vjeçarin P. Rreshka e kanë plagosur rëndë me thike e levë hekuri.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Krujës, ku dhe nisën hetimet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

a.y/NOA

KOMENTE