English

Uragani Irena, alarm në SHBA, rrezikohen disa shtete

SHBA, 26 gusht, NOA – Uragani Irena është duke kaluar këto momente në afërsi të shtetit të Nju Jorkut në SHBA. Uragani që nisi si një stuhi e lehtë në Amerikën e Jugut, u shëndrrua i rrezikshëm në Havai ku u mori jetën dy personave. Ndërkohë që fuqia e tij mund të jetë mjaft e madhe gjatë takimit me tokën në zonën e Nju Jorkut dhe p♪7rgjatë brigjeve të oqeanit.

Autoritetet kanë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar nga njerëzit të marrin masa.

Agjencitë e vlerësimit të rrezikut thonë se uragani Irena mund të jetë i një lloji dhe force të veçantë që përsëritet rreth një herë në 50 vite.

Për momentin studiuesit janë ende në vëzhgim të uragani dhe presin sesi do të reagojë gjatë përplasjes së stuhisë në brigje. Sipas studiuesve reshjet e ditëve të fundit kanë qenë tepër të mëdha.

Shkalla e fuqisë goditëse të uraganit momentalisht vlerësohet 3 ose 4.

a.k/NOA

KOMENTE