Durrës, 26 gusht 2011, NOA- Në foshnje vetëm 11 muajshe ka gjetur vdekjen në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është Adesa Xhangoli 11 muajshe, banuese në qytetin e Durrësit e cila është dërguar në Pediatrinë e qytetit bregdetar por prej gjendjes së saj të rënduar ajo është dërguar me urgjencë në drejtim të Tiranës, ku pavarësisht ndihmës së marrë ajo ka gjetur vdekjen.
Nga ana e policisë thuhet se, lidhur me këtë ngjarje u kryen veprimet e para hetimore dhe po vazhdon kryerja e ekzaminimit mjeko-ligjor me qëllim saktësimin e shkaqeve të vdekjes, përfshirë këtu edhe trajtimin mjekësor të dhënë nga personeli i spitaleve.
Ndërkaq materialet për këtë ngjarje i kaluan për vlerësim Prokurorisë së qytetit të Durrësit.
a.y/NOA