English

Venecia, çkyçet ura e dashurisë

Venecia, 26 gusht 2011, NOA – Në Venecia nuk do të ketë më dryna të përhapur në ura, rrugë apo dritare shtëpish. Zakonin e vjetër të turistëve për të vendosur një dryn në emër të një dashurie besnike, autoritetet lokale kanë vendosur “ta shembin”.

Karla Rej, përgjegjësja për Cilësinë e qytetit, bashkë më shefin e policisë së bashkisë, kanë shkuar në urën më të famshme të qytetit, Rialto.

Ka nisur kështu, çkyçja e mijëra drynave të vendosur për vite të tëra.

“Arsyeja është e thjeshtë: Do të mbrohet Venezia nga shkatërrimi, duke nisur nga heqja dorë nga bestytnitë. Kjo sepse, ndryshku i lëshuar nga drynat dhjetra vjeçarë po dëmton mermerët shekullorë të qytetit”, ka deklaruar Rej.

a.q/NOA

KOMENTE