E shtunë, 27 gusht 2011, NOA- Muret e Machu Pichu, qyteti i bukur i konsideruar si një nga 7 mrekullitë e botës, është vënë në rrezik nga sulmi i papritur i disa pushtuesve.
Këta pushtues janë identifikuar si likenet e formuara nga kombinimi i algave me kërpudhat por që nga dendësia e tyre po rrezikojnë gurët shekullor.
Për të vënë alarmin lidhur me këtë çështje ishte Drejtoria Rajonale e Kulturës në Cusso, nga ku u kërkua një ndërhyrje e shpejtë nga ana e një skuadre ekspertësh të UNESCO-s, për të ndaluar përhapjen e këtyre substancave të dëmshme dhe për të ruajturbukurinë e njërit prej qyteteve më të bukur të botës.
a.y/NOA