Angli, 27 Gusht NOA - Një bankomat, i cili nuk mund të funksionojë në mënyrën e duhur mund të shkaktojë një krizë të fortë nervore.
Një grua është tërbuar me një nga sportelet automatike të Barclays Bank dhe kjo pasi nuk po i kthente kartën e kreditit.
Heq një këpucë dhe në mënyrë të përsëritur për afro 2 minuta e godet atë deri sa e shkatërron.
Gjithçka ka ndodhur në qytezën e Chippenham, në kontenë e Wiltshire (Anglia jug-perëndimore).
Policia ka quajtur gjithçka ka ndodhur si të “pakuptimtë dhe të kotë”.
Skena, e cila është xhiruar nga një kamerë vëzhguese sigurie, është paraqitur në televizion në mënyrë të tillë që të identifikohej autorja e vandalizmit.
r.b/NOA