Deçan, 27 gusht 2011, NOA- Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku disa persona kanë hyrë me forcë në një banesë në momentin kur aty nuk ndodhej njeri.
Sipas denoncimit të bërë nga i zoti i shtëpisë, nga ky rast janë vjedhur 17.500 euro para të thata si dhe janë dëmtuar disa orendi shtëpiake.
Ndërkaq nga ana e policisë ka nisur puna menjëherë por nuk raportohet ende për të dyshuar.
a.y/NOA