SHBA, 27 Gusht NOA - Një i sëmurë me kancer pa asnjë shpresë për tu shëruar është ofruar vullnetar si kavje njerëzore.
David Cox, 56 vjeç, ka pranuar të jetë eksperiment i një farmaceutiku të ri në lëkurën e tij, sapo të dalë nga laboratori.
Tre vite më parë është diagnostikuar me mesoteliom, por më pas sëmundja arriti në një stad shumë të avancuar dhe Cox nuk kishte më mundësi shpëtimi me terapitë tradicionale.
Terapia funksionoi për gjashtë muaj, më pas ndaloi së dhëni efekt.
Sarah Boseley e Guardian e ka intervistuar dhe Cox ka pohuar: “Një ditë të marte shkova në spital për të marrë përgjigjen e analizave. Mjekët më përshkruan rezultatet dhe mundësitë që më kishin mbetur. Në harkun tre ditëve më dhanë një farmaceutik eksperimental, një formulë mjekësore që nuk ishte përdorur asnjëherë tek një qenie njerëzore”.
Me sa është bërë e ditur Cox nuk është menduar gjatë për të marrë një vendim të tillë.
“Nuk kishte më se çfarë të humbisja”, - deklaroi ai.
r.b/NOA