English

Kryengritësit: Jo hakmarrje ndaj luftëtarëve të Gaddafit

Libi, 27, gusht, NOA- Përfaqësia politike e kryengritësve libianë i ka premtuar të gjithë luftëtarëve të diktatorit Mummar al Gaddafi paprekshmëri ligjore. Nuk do të ketë hakmarrje për ushtarët apo luftëtarët vullnetarë, tha zevëndësshefi i Komitetit ekzkutiv të Këshillit Tranzitor Kombëtar, Ali la-Tarhuni në Tripoli. Sigurisht që ka nga të dyja palët krime. Sipas njoftimeve të radios britanike BBC, në qarkun Mitiga janë gjetur kufomat e 17 rebelëve, të cilët me sa duket kishin qenë torturuar dhe qëlluar nga trupat e Gaddafit. Përveç kësaj, korrespondentët kishin parë trupat e dy luftëtarëve të Gaddafit duart e të cilëve ishin të lidhura pas shpine. Këshilli i Përkohshëm ditën e enjte ka zhvendosur selinë e tij nga Bengasi në Tripoli.

KOMENTE