Fushë Krujë, 27 gusht 2011, NOA- (Update) Lidhur me zjarin i cili përfshiu pak më parë zonën e Fushë Krujës, ka reaguar kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi.
Në një prononcim për mediat, ai tha se zjarri sipas të dhënave të para është i qëllimshëm dhe se kanë qenë 5 vatra zjarri të cilat si rrjedhojë e përhapjes së shpejtë prej erës, janë bashkuar në një.
Më tej ai ka shtuar se, zjarri është vetëm 400-500 metër larg depos së armëve në të cilin ndodhet një sasi e konsiderueshme dinamiti dhe se sipas tij, ky zjarr ka nisur fillimisht afër Fabrikës së Çimentos.
Ndër të tjera kreu i zjarrfikësve ka theksuar, se për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës nga Laçi, Durrësi dhe Kruja.
Sakaq Laçi shtoi se nga ana e forcave zjarrfikëse po bëhet maksimumi për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për shuarjen e zjarrit i cili sipas tij është i përmasave të mëdha.
a.y/NOA