Kuçovë, 27 Gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka deklaruar sot pasdite në takimin e zhvilluar në Kuçovë, se forumet e selisë rozë kanë nevojë për më shumë demokraci të brendshme.
Në takimin me qytetarë, simpatizant dhe të rinjtë socialistë në qytetin e Kuçovës, në kuadër të turit "Modernizimi i partive politike përballë sfidave të vendit”, Malaj ka folur për riorganizimin e Partisë Socialiste dhe përgatitjen e saj për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka theksuar se forumi i të rinjve dhe forumi i gruas, por edhe strukturat e tjera të selisë rozë kanë nevojë për riorganizim, në mënyrë që të jenë efikase në zgjedhjet e ardhshme.
“S’duhet të lejojmë që strukturat e zgjedhura të jenë të kontrolluara nga një dorë
Nuk mundet Berisha me modelin Berisha”, tha sot Malaj. Deputeti Malaj ka folur dhe për mënyrën sesi e sheh ai ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet. Ai ka theksuar se modeli i PS-së duhet të jetë i qartë, duke dalë si një alternative që është shumë më moderne dhe efikase sesa modeli aktual i qeverisjes. “Dua të theksojë se në 2013 duhet të marrë fund ky model qeverisje”, tha Malaj.
Në takim, Malaj i është përgjigjur dhe interesit të të rinjve dhe socialistëve të pranishëm mbi modelin e modernizmit të PS-së.
a.q/e.t/NOA