English

OKB dënon sulmin në Nigeri

Nju Jork, 27 gusht, NOA - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një deklaratë ku ka denoncuar sulmin si "krim të urryer" në kompleksin e OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuja, ku u vranë të paktën 18 persona.

Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Mun tha se 26 organizata humanitare dhe Agjenci të Zhvillimit të OKB-së ishin vendosur në kompleks. Qindra punonjës ndodheshin në atë kohë në punë kur ka ndodhur sulmi.

Ban siguroi se sulmi nuk do të pengoj OKB-në për të vazhduar punët e rëndësishme dhe jetike për popullin e Nigerisë dhe për vendet e tjera të botës.

NOA/RFE

KOMENTE