English

Policia, gjen 3 fëmijët e zhdukur në Korçë

Korçë, 27 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Tre fëmijët e denoncuar të zhdukur gjatë ditës së sotme në qytetin e Korçës, janë gjetur nga policia pas punës intensive e nisur që nga momenti i marrjes së denoncimit.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se tre të miturit u gjetën në qytet dhe se shkak për largimin e tyre nga shtëpia ishin problemet dhe sherret mes prindërve të tyre.

Më tej po të njëjtat burime thonë se është marrë në mbrojtje nëna e tyre, 34 vjeçarja Shpresa Trimi e cila denoncoi sot zhdukjen e fëmijëve të saj.

Tre fëmijët e komunitetit rom, Gerta Trimi 4vjeç, Mario Trimi 6 vjeç dhe Suana Trimi 13 vjeç, u gjetën në periferi të qytetit duke u munduar tu shpëtonin sherrit dhe fjalëve të familjes së tyre.

Sakaq 34 vjeçarja Trimi, i ka thënë policisë se fëmijët e saj lypnin në zona të ndryshme të Korçës, madje hodhi dhe dyshimin se mund të ishin trafikuar.

Mësohet se fëmijët e zhdukur prej tre ditësh, në momentin që janë larguar nga banesa, nuk kishin asnjë njeri në shtëpi pasi prindërit e tyre ndodheshin në polici pas sherrit të fuqishëm të ndodhur atë ditë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • E...18:17 - 27 Gusht 2011
    ata nuk qenkan zhdukur ata paskan ngelur ne meshir te faitit