Prishtinë, 27 gusht 2011, NOA - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka dashur të spekulojë mundësinë e dërgimit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët në veri. Ai ka thënë se një gjë e tillë është në përgjegjësi të KFOR-it dhe EULEX-it. Serbët në veri të Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë vendosur edhe një barrikadë në fshatin Zupç, ndërkohë që barrikada në Rudare vazhdon të qëndrojë që nga fundi i muajit korrik. Ministri Rexhepi ka thënë se serbët që në fillim nuk kanë respektuar marrëveshjen e arritur për largimin e barrikadave dhe lirinë e qarkullimit në veri. a.q/NOA