English

Sever: Izolimi i Kosovës, nxit panshqiptarizëm

Prishtinë, 27 gusht NOA - Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer në një intervistë për median kosorave ka thënë se një ndër gjërat që duhet të bëjnë së pari Bashkimi Evropian është që të heq vizat për Kosovën, në mënyrë që qytetarët e saj të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropës.

“Kosova duhet ta marrë një plan të heqjes së vizave, nëpërmjet të cilit sa më parë të arrihet liberalizimi i vizave, me kusht që institucionet e saj t’i përmbushin kërkesat. Çdo gjë tjetër do ta dekurajonte ndjenjën proevropiane në Kosovë dhe do ta inkurajonte panshqiptarizmin, gjë që unë nuk do të preferoja ta shihja”, ka thënë Serwer në këtë intervistë.

Analisti amerikan ka folur edhe për intervenimin e Policisë së Kosovës në Veri. Për të ky veprim ka qenë i vonuar dhe Qeveria e Kosovës ka arritur që këtë problem ta fut në agjendë.

“Nuk mendoj se intervenimi ka qenë i vonuar, por sikur kjo situatë të vazhdonte, atëherë do të gjendeshin para një akti të kryer. Qeveria e Kosovës veproi për të parandaluar këtë dhe për ta kthyer çështjen e veriut përsëri në agjendë. Ajo ja ka arritur kësaj”, thotë Serëer duke konsideruar se Qeveria e Kosovës me veprimet në veri arriti që këtë çështje ta fut në agjendë. Analisti mendon se më e mira e punës do të ishte sikurse në veri të aplikohet plani i Martti Ahtisaari.

“Plani i Aftisaarit e ofron një status special në veri. Ende nuk kam dëgjuar nga autoritet e Beogradit apo të serbëve në veri të Kosovës se çka do të donin ata në të vërtetë. Ata mbeten të përqendruar në ndarjen e Kosovës, gjë që nuk do të ndodhë”.

Serëer ka folur edhe për punën e EULEX, të cilës po ashtu i ka dhënë nota negative.

“EULEX ka qenë më i ngadalshëm dhe më pak i vendosur sesa që kemi dashur shumica prej nesh. Por, ai nuk është duke dështuar. Unë pres nga EULEX’i që të veprojnë kundër krimit të organizuar gjithandej Kosovës, sa më parë që të jetë e mundur”.

NOA/Kosova Sot

KOMENTE